Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka pësuar disfatë në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Tokio 2019, në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo disfatë bën që ajo tani t’i futet garës për medalje të bronztë.
Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi ia fituan Kosovës nga një medalje të bronztë, e sot edhe Nora Gjakova do të tentojë ta përsërisë këtë sukses të bashkëkombëseve të veta, raporton Gazeta Express.
Për t’iu futur garës për medalje të bronztë, Gjakova pësoi disfatë nga bullgarja Ivelina Ilieva në fazën çerekfinale, me ippon në “Golden Score”. Tani Ivelina e ka një vend të siguruar në gjysmëfinale, ku do ta vazhdojë ëndrrën për medalje të artë ose të argjendtë.
Rrugëtimin drejt së bronztës, Gjakova e nisi pa luftë në rundin e parë, ndërsa në rundin e dytë u ndesh me xhudisten nga Zelanda e re, Justine Bishop.
Ndërsa, në rundin e tretë, për ta zënë një vend në çerekfinale, u përball me xhudisten nga Taipei, Chen-Ling Lien.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.