×
  • Sport
  • Sport

    Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 13:58

    Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropianë të xhudos që është duke u mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimplik i Kosovës.


    “Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Gjakova mposhti në çerekfinale me ippon rusen Daria Mezhetskaia, kategoria -57 kg.

    Paraprakisht kishte mundur edhe Carla Ubasart të Spanjës”, thuhet në njoftim.Në muajin mars Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!