×
  • Sport
  • Sport

    Norwich konfirmon mungesën e Rashicës, ja sa pritet të mungoj

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 11:07

    Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, pësoi një lëndim para disa ditësh, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka konfirmuar vet klubi nga Premierliga të cilët kanë njoftuar se vushtrriasi do të mbetet jashtë fushës për 3-4 javë, pasi ka lënduar ijet.

    “Ne menduam se Milot Rashica kishte një problem të lehtë me ijë, por pas një skanimi, morëm vesh se bëhet fjalë për lëndim më serioz” thuhet në njoftimin e Norëichit.

    Milot Rashica u transferua nga Werder Bremen tek Norwich në afatin kalimtar të qershorit dhe deri tani ka shënuar një gol dhe ka bërë 13 paraqitje në kampionatin anglez./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!