×
  • Sport
  • Sport

    Nota e Xherdan Shaqirit për ndeshjen kundër Manchester Unitedit

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 19:48

    Xherdan Shaqiri ishte titullar për Liverpoolin në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila përfundoi 0-0 dhe ishte e vlefshme për xhiron e 18-të në Premier Ligë


    Futbollisti me prejardhje nga Zhegra bëri një paraqitje të mirë, sidomos në fillimin e ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33-të, derisa u largua nga loja në minutën e 76-të për t’ia lënë vendin Curtis Jones.

    Shaqa u vlerësua me notë 6.3 për paraqitjen e tij, kurse futbollisti me notën më të mirë në këtë përballje ishte Thiago me 8.6.

    Ndryshe, Liverpooli pas këtij barazimi bie në pozitën e tretë me 34 pikë, derisa United është lider me 37 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!