Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka folur për dy ndeshjet që do t’i zhvillojë Kombëtarja jonë
“Vetëm të luash për Kosovën nuk është njësoj si të luash për ndonjë ekip kombëtar, është shumë më shumë. Ju i dini gjërat se si njerëzit kanë vuajtur këtu. Askush s’e ka imagjinuar se mund ta shohin Kosovën duke luajtur në eliminatore”, u shpreh fillimisht Atdhe Nuhiu.
Pa dyshim, ndeshja kryesore e këtij muaji zhvillohet kundër Anglisë në stadiumin e Southamptonit “St Mary’s Stadium” dhe jo në “Wembley” aty ku “tre luanët” zakonisht luajnë.
Nuhiu thotë se dëshira ishte të luanin në “Wembley”, megjithatë shton se mezi presin ndeshjen në fjalë.
“Është paksa “pikëlluese” që nuk luajmë në “Wembley”. Megjithatë, mezi jemi duke pritur për këtë ndeshje”, shtoi Nuhiu.
Atdhe Nuhiu speaks with @itvfootball ahead of Kosovo’s @EURO2020 qualifier against @England on Tuesday.
You can watch the full interview on @ITV from 7.00pm on Tuesday 10 September. #swfc pic.twitter.com/jhVNtiGsa4
— Sheffield Wednesday (@swfc) September 5, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.