×
  • Sport
  • Sport

    Nuhiu tregon se si e mposhti Ballkanin: Kjo gjë na solli fitoren

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 16:18

    Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshje se shpirti luftarak i futbollistëve të Dritës ia solli fitoren sot në përballjen kundër Ballkanit


    Drita e mposhti Ballkanin me rezultat 2-1 në derbin e javës dhe përveç fitores mori edhe kreun e tabelës, shkruan Reporteri.net

    Heroi i Intelektualëve sot ishte Kastriot Rexha që shënoi dy gola.

    Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu përgëzoi futbollsitët e tij për shpirtin lufatarak që e treguan.

    “Një ndeshje e luftuar shumë nga futbollistët dhe me shumë dëshirë. Shpirti luftarak në bëri të vijmë deri të fitorja”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

    “Kishim një kundërshtar të vështirë që na vuri në vështirësi, por ishim në konkret dhe eksperienca jonë na bëri të arrijmë te fitorja”.

    “Mendoj se ishte fitore shumë e merituar. Shpirti i grupit, i futbollistëve, karakteri na bëri që të arrijmë fitoren e merituar dhe jam i kënaqur,”. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!