×
  • Sport
  • Sport

    Nuk është më vetëm një ëndërr, Rey Manaj përkrahë Messit te Barcelona

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 20:06

    Dëshira e madhe e Rei Manajt ishte për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës.


    Sulmuesi shqiptar e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë para pak ditëve, duke u shprehur se dëshironte që të kishte aq fat sa për të përmbushur ëndrrën.

    Por nuk ka kaluar shumë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja.

    Manaj është thirrur nga trajneri Setien përkrahë yjeve si Mesi dhe Grizman, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

    Tashmë pritet që futbollisti i Shqipërisë të ketë hapësirën e tij në përballjen e Kupës ndaj Leganesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!