Mbrojtësi kanadez, Alphonso Davies në ndeshjen kundër Panamasë ka shkëlqyer.
Ai ka arritur të shënoj një gol dhe të dhuroj një asistim, transmeton Reporteri.net.
Davies në minutën e 66-të shënoi një gol të “çmendur”. Ai arriti që me shpejtësi marramendëse të ia rrëmbej topin futbollistit të Panamasë dhe të shënoj një super gol.
Alphonso Davies is unreal ?
(via @CBSSportsGolazo) pic.twitter.com/bkh7LefIYm
— B/R Football (@brfootball) October 14, 2021
Kanada arriti të fitoi me rezultat 4:1 dhe gjendet në vendin e tretë në kualifikime për Botëror në grupin e Amerikës Veriore dhe Qendrore.
Gjasat që Kanada të kualifikohet janë të mëdha, por mbetet të shihet deri në fund nëse do të arrijnë të mbajnë këtë formë të mirë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.