×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka asnjë sulmues në dispozicion, Pirlo grumbullon futbollistin shqiptar për sfidën e parë të sezonit

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 17:50

    Juventusi do të luajë sot në mbrëmje sfidën e parë të Serie A.


    Bardhezinjtë presin në “Juventus Stadium”, Sampdorian dhe do të kërkojnë ta nisin me fitore këtë sezon.

    Një ndeshje special edhe për trajnerin Pirlo që do të bëjë debutimin e tij në krye të pankinës së Juventusit.

    Për këtë takim tekniku italian nuk ka asnjë sulmues “pykë” pas largimit të Higuain.

    Në këtë mënyrë Pirlo ka grumbulluar sulmuesin shqiptar Giacomo Vrionin. Futbollisti i Shpresave U-21 mund të ketë një shans të zbresi sot në fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!