×
  • Sport
  • Sport

    Nuk ka mbet as hajgare me bo: Ky postim i Bernardo Silvas pritet t’i kushtojë atij me pezullim të gjatë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 12:37

    Futbollisti portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva mund të dënohet deri në gjashtë ndeshje mos-lojë pasi po hetohet për ‘sjellje të keqe’ për postimin e tij ‘racist’.


    Federata ka njoftuar se ai është akuzuar për mosrespektim të lojës për mesazhin e tij në Twitter rreth shokut të tij Benjamin Mendy muajin e kaluar, transmeton Reporteri.net

    Silva postoi një foto të Mendyt si fëmijë i shkollës ngjitur me një karakter vizatimor që është simbol i çokollatës spanjolle ‘Conguitos’.

     This was the tweet that landed Silva in hot water

    Mesfushori megjithatë ka marrë përkrahje nga Mendy, Sterling dhe Pep Guardiola, të cilët kanë insistuar se ajo nuk ishte më shumë se një shaka.

    Por, aq i bën FA-së se çfarë mendojnë ata, pasi sipas tyre Silva i ka thyer rregullat dhe ka ngarkuar imazhe që kanë të bëjnë me ngjyrën e lëkurës.

     Bernardo Silva has been charged with aggravated misconduct by the FA over his tweet about teammate and friend Benjamin Mendy

    Dënimi më i madh rreth kësaj çështjeje është 6-ndeshje mos-lojë, por ai mund të dënohet vetëm me 3 për shkak të rrethanave të incidentit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!