Pasi po e humbin garën për shërbimet e Vedat Muriqit, gjigantët e Superligës së Turqisë kanë kthyer vëmendjen kah ylli i Milan, Andre Silva.
Fenerbahce dhe Besiktas janë skuadrat që duan shërbimet e Silva, por lojtari me gjasë do të synojë të rifitoj vendin në formacionin e ‘Rossonerëve’.
Është ‘Calciomercato’ që raportin se janë dy oferta në tavolinë nga Turqia, dhe Milan do të largonte me qejf lojtarin, nëse arrihet shifra e 38 milionë eurove.
Sulmuesi portugez ka kaluar sezonin si i huazuar tek Sevilla, duke shënuar 11 gola në 40 ndeshje zyrtare.
Sevilla ka vendosur që të mos shfrytëzoj të drejtën e blerjes prej 39 milionë eurove, duke shpenzuar vetëm 4 milionë euro për huazimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.