Liverpooli sonte mposhti Flamengon 1-0 dhe kështu fitoi Kupën e Botës për Klube
I mungonte vetëm ky titull në sirtar, por nga sot Liverpooli ka të fituar çdo trofe që ekziston sa i përket klubeve, shkruan Reporteri.net
Liverpooli mposhti Flamengon 1-0 me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Roberto Firmino, i cili shënoi në vazhdime, në minutën e 99-të.
Roberto Firmino’s stoppage-time goal sent Liverpool to the Club World Cup final.
This extra-time finish won them the trophy ? pic.twitter.com/1Ko0P0Hdua
— ESPN FC (@ESPNFC) December 21, 2019
Xherdan Shaqiri u aktivizua në sekondat e fundit të kësaj ndeshje ku e zëvendësoi egjiptianin Salah, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Monterreyt ishte startues.
Club. World. Champions. ❤️??? #weareliverpool #YNWA @LFC pic.twitter.com/NkMM03TvNd
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) December 21, 2019
Shaqa pas triumfit të Liverpoolit ka bërë një postim në rrjetin social Twitter.
“Kampionë të Botës për Klube,” shkruan mesfushori nga Zhegra në një fotografi ku shihet së bashku me shokët e skuadrës gjatë momentit kur Henderson ngriti në qiell trofeun e çmuar. /Reporteri.net/