×
  • Sport
  • Sport

    Nuk mjafton supergoli i Messit, Argjentina e fillon me barazim Copa Amerika

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 7:02

    Argjentina e ka filluar me barazim ndeshjen e parë në Copa Amerika duke barazuar 1-1 kundër Kilit. Messi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në këtë ndeshje, ku ai shënoi gol dhe disa herë krijoi shanse për bashkëlojtarët e tij. Vargas shënoi golin e dytë për Kilin.


    Argjentina ka barazuar në ndeshjen e parë të Copa Americas kundër Kilit.

    Gjithçka filloi më mirë për Argjentinën, të cilët sulmonin vazhdimisht portën e kilianëve. Megjithatë goli do të vinte në minutën e 33-të.

    Lionel Messi do të shënonte nga goditja e lirë, një gol të bukur që do ta dërgonte Argjentinën në pushime me një gol epërsi.

    Në pjesën e dytë, Kili filloi më mirë dhe arriti që të barazonte rezultatin.

    Një depërtim i Vargas në zonë bëri që në të te shkaktohet penallti në minutën e 57-të te ndeshjes. Vidal e mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie, goditjen e të cilit do ta priste Emiliano Martinez, por që pas kthimit të topit gol shënoi Vargas.

    Minutat e mbetur ishin më të mira për Argjentinën që kërkonin golin e fitores, derisa kilianët kërkonin që të rrezikonin me anë të kundërsulmeve. Messi krijoi dy shanse të mira për Gonzalez, por ky i fundit nuk arriti që t’i shndërroi në gol këto dy mundësi.

    Deri në und të lojës Argjentina rrezikoi disa herë dhe edhe pse ndeshja pati 7 minuta shtesë argjentinasit nuk arritën që ta fitojnë këtë ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!