×
  • Sport
  • Sport

    Nuk mund ta shtyjë më: Joshua tregon për herë të parë pasojat e humbjes shokuese nga Ruiz

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 17:29

    Anthony Joshua humbi titujt botërorë në kategorinë e rëndë të WBO, IBF dhe WBA pasi u mposht nga meksikani Andy Ruiz më 1 qershor.


    Britanezi e ka vuajtur humbjen e papritur, humbje kjo që shokoi jo vetëm boksierin, por arriti ta marrë vëmendjen e botës, shkruan Reporteri.net

    Joshua ka pranuar se ka vuajtur shumë për shkak të humbjes së titujve.

    Dyshja pritet të ndeshen përsëri në Arabinë Saudite më datën 7 dhjetor, ndërsa Joshua ka insistuar se humbja e parë në karrierën e tij ishte vetëm një shkëndijë e vogël, duke refuzuar ta quajë si humbje.

    “Mendoj se duhej të fyeja dikë dhe të pyesja veten të gjitha pyetjet që ju mund të pritni.

    “Nuk mund të pres të futem përsëri në ring dhe ta luftojë atë. Çdo herë që unë kam luftuar një kampion, unë i jam përgjigjur rastit”, ka thënë Joshua.

    Britanezi ka zbuluar se ai mund ta ndryshojë qasjen e tij në mënyrë që të jetë më proaktiv në fillim të luftërave./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!