Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford
Kryendeshja e xhiros së nëntë në Premier Ligë dhe njëkohësisht derbi më i madh në Ishull ka përfunduar baraz 1-1, shkruan Reporteri.net
Manchester United u tregua skuadër më e mirë në pjesën e parë, ndërsa Liverpooli në të dytën.
Rashford kaloi në epërsi ‘Djajtë e Kuq’ duke realizuar në minutën e 35-të, ndërsa i inkudruari nga banka rezervë, Adam Lallana barazoi në minutë 85-të.
Pas tetë fitoreve radhazi, Liverpooli këtë xhiro barazoi, por vazhdon të jetë në vendin e parë tani me 25 pikë, ndërsa United është në pozitën e 13-të me 10 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.