×
  • Sport
  • Sport

    Nuk u lejua të stërvitej me skuadrën, Balotelli i hakmerret Brescias

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 17:49

    Marrëdhënia mes Brescias dhe Mario Balotellit ka pësuar krisje përfundimtare.


    Sulmuesi nuk ëshët lejuar të stërvite me grupin, duke sjellë kështu divorcin. Nuk ka qëndruar duarkryq, pasi lojtari ka paditur klubin në fjalë për mos-pagesën e muajit mars.

    Ai kërkon t’a zgjidhë këtë çështje në rrugë ligjore dhe është i bindur se do e fitojë. Kujtojmë që situata nuk ka qënë e tillë, por periudha pas Pandemisë i ka ”nxehur gjakrat” mes të dy palëve.

    Balotelli ka qënë pjesë e Milanit, Interit, por edhe Cityt. Në të gjitha këto skuadra 29 vjeçari ka treguar karakterin e tij të vështirë dhe mjaft problematik. Se si do shkojë e gjitha, mbetet të shihet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!