Tashmë ka filluar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë, pasi klubi i drejtuar nga Ismet Munishi, ndodhet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës, me 40 pikë të grumbulluar, dhe tenton që të rrëmbej pozitën e parë në rast se fiton sot në “Fadil Vokrri”, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, Prishtina aktualisht ndodhet në vendin e 4’të në tabelë, ku ka 37 pikë të grumbulluara, dhe me një fitore sot nga vendi i tyre, do të kapin kreun e tabelës.
U prit që të kishte më shumë tifozë në tribunat e “Fadil Vokrrit”, por nga pamjet e siguruar nga Reporteri, shihet se në shkallët e stadiumit janë një numër solid i tifozëve.
Edhe pse nga raportimet e fundit mësohet se janë afro 5 mijë tifozë të pranishëm nga të dyja skuadrat, ky derbi kishte pritshmëri më të mëdha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.