×
  • Sport
  • Sport

    Nxehet gara për mbijetesë në Superligë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 18:12

    Është bërë tejet e nxehtë gara për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net.


    Ferizaj sot ka mposhtur Flamurtarin në xhiron e 28-të, teksa Liria e Ballkani kanë ndarë pikët.

    Ferizaj fitoi 3 me 1 me golat e Egzon Shabanit, Qëndrim Dautajt e Hysein Demirit. Te Flamurtari realizoi Angel Grançov.

    Liria e Ballkani barazuan pa gola.

    Në tabelë, Ballkani është i teti me 33 pikë, në pozitën e fundit që shpëton nga barazhi.

    Në barazh shkojnë pozitat nëntë dhe dhjetë, të cilat janë të zëna aktualisht nga Flamurtari me 32 pikë dhe Ferizaj që ka 31. Liria është e 11-a buzë eliminimit me 25 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!