×
  • Sport
  • Sport

    O hiqmu Ronaldinhos po kqyrne yllin kosovar: E bën për kryp e kepë kundërshtarin me një lëvizje të hatashme

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 17:24

    Ibrahim Dresevic i cili së fundmi u bë anëtari më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, po shkëlqen në ekipin e tij në Holandë, SV Herenven.


    Ai u ftua nga selektori, Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, por që nuk gjeti minutazhë, shkruan Reporteri.net

    Qendërmbrojtësi gjigant ka publikuar një video duke turpëruar kundërshtarin e tij me një aftësi që edhe i madhi Ronaldinho do t’ia kishte zilinë.

    Ai ia kaloi topin ndër këmbë apo siç thuhet në zhargonin kosovar, ia qeli një imellë.

    Ky është momenti kur ai e bëri horë kundërshtarin:

    Ndryshe, Dresevic pritet të ftohet sërish nga selektori Challandes për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Malit të zi që zhvillohen në muajin tetor, kjo për shkak të formës së mirë që po e kalon ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!