×
  • Sport
  • Sport

    O Ibro he master i asisteve: Dresheviq dhuron një asist milimetrik, vazhdon të shkëlqejë në Holandë

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 19:49

    Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresheviq po vazhdon të shkëlqejë në skuadrën e tij në Holandë, Herenven.


    Dresheviq sot ka qenë asistues i golit të tretë të shënuar nga ekipi i tij, të cilët janë momentalisht në epërsi prej dy golave kur ka përfunduar pjesa e parë, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi fantastik nuk po gjenë vend në formacionin startues të Kosovës për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse nga Fidan Aliti dhe kapiteni Amir Rrahmani, por në të ardhmen e afërt nuk është se do të jetë edhe gjatë në bankën rezervë.

    Ky ishte asisti që dhuroi sot:

    Se ai po bën paraqitje të shkëlqyera e dëshmon edhe kjo video ku ai shfaqë aftësitë e tij mbresëlënëse anipse është një mbrojtës:

    Dresheviq pritet të jetë një nga pikat më të forta të ekipit të Challandes në të ardhmen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!