×
  • Sport
  • Sport

    O’Connell në Prishtinë për ta shikuar nga afër ndeshjen Kosovë-Angli

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 14:19

    Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është njëri ndër të paret që ka arritur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në organizimin e mikpritjes nga Komuna e Prishtinës për tifozët anglezë.


    Ani pse ishte raportuar se ky aktivitet do të fillojë nga ora 12:00, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në kohën e caktuar.

    KosovaPress mëson se pas disa problemeve mes Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ky aktivitet është vendosur të nisë nga ora 14:00.

    Ndërkohë që sheshet tjerat të Prishtinës janë mbushur me tifozë anglezë, të cilët kanë filluar të festojnë ende pa filluar ndeshja.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!