×
  • Sport
  • Sport

    Oh jetë, o jetë: Mbappe vjen me huqjen e vitit, do ta ‘xhelozonte’ edhe Fernando Torres

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 23:43

    Kylian Mbappe ka prodhuar njërën ndër huqjet më të mëdha deri më tani në këtë sezon.


    Ylli francez nuk arriti që të shënonte nga afër në portën e Dijon në kuadër të përballjes në çerekfinale të Kupës së Francës.

    21-vjeçari dështoi ta fuste topin në portën kundërshtare edhe pse ishte më e vështirë që ta humbiste atë, shkruan Telegrafi.

    Pablo Sarabia dhuroi një asistim perfekt për fituesin e Kupës së Botës, mirëpo gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar.

    Paris Saint-Germain e fitoi takimin 6-1 ndaj Dijon, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Francë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!