Pas ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Anglisë ka reaguar edhe ish-mesfushori i Premierligës, Jamie O’Hara ka thënë se ish-lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mbrëmë u duk si Lionel Messi.
Ndërkaq, Shaqiri mbërmë luajti një rol vendimtar ku bëri një krosim të shkëlqyer me këmbën e majtë dhe e gjeti kokën e Embolos që kaloi “helvetikët” në epërsi.
“Shaqiri po e ka gjatë topin në pronësi. Ai po duket si Lionel Messi. Unë jam i sigurt se ai do të do të donte të më dëgjonte duke folur kështu” – tha O’Hara.
Pas largimit nga Liverpool, Shaqiri shkoi në Lyon, por ai pati vështirësi gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Ligue 1. Dhe pavarësisht se ka mbushur 30 vjet në tetor, ai tani luan në kampionatin amerikan.
Shaqiri kishte luajtur edhe tek skuadra italiane, Inter, teksa ishte kërkuar edhe këtë vit nga skudra tjetër italiane, Roma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.