Andre Gomes ka kryer me sukses operacionin në këmbën e djathtë. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez, Everton.
Mesfushori portugez pësoi mbrëmë një dëmtim horror në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, duke pësuar fraktura dhe thyrje pas përplasjes me Son Heung-Min.
Në njoftimin e Everton thuhej se operimi është kryer me sukses dhe se Gomes do të nisë shumë shpejt fazën e rehabilitimit.
“Evertoni konfirmon se Andre Gomes i është nënshtruar me sukses operacionit pas lëndimit të pësuar në këmbën e djathtë. Andre tani do ta fillojë rikuperimin në spital para se të kthehet në palestër me stafin mjekësor të klubit,” mbyllet njoftimi i klubit nga Liverpool.
Mbetet të shihet se sa do të jetë periudha që duhet për rikuperimin e Gomes, por gjasat janë që mesfushori ta ketë mbyllur sezonin aktual.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.