×
  • Sport
  • Sport

    Operohet me sukses Arbër Zeneli: Do të kthehem më i fortë se kurrë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 15:29

    Arbër Zeneli ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në këmbë pas një lëndimi të rëndë.


    Reprezentuesi i Kosovës ka kaluar me sukses operimin pasi kishte këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.

    Futbollisti kishte braktisur fushën e blertë në minutën e 38 të takimit në ndeshjen e Dardanëve kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

    Sulmuesi i është drejtuar përmes rrjeteve sociale të gjithë fansave duke i falënderuar për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë gjithë kohës.

    “Operacioni shkoi mirë, fjalët tuaja e mira dhe përkrahja, do të më kthejnë më të fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushen”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

    Ndryshe, 24-vjeçari besohet se do t’i mungojë shtatë deri nëntë muaj skuadrës franceze, Reims si dhe përfaqësueses sonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!