Berat Gjimshiti, ylli i mbrojtjes kuqezi që pësoi një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, është operuar ditën e sotme në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali.
Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës, dhe bën me dije se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotshëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh.
Federata Shqiptare e Futbollit i uron rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë Beratit dhe beson se shumë shpejt ai do të rikthehet të shkëlqejë përsëri në stadiumet europiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.