×
  • Sport
  • Sport

    Opsioni i UEFA-s: Ndeshjet e Championsit në fundjavë

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 13:52

    Mediumet italiane raportojnë se shtëpia e futbollit evropian, UEFA, është duke e shqyrtuar mundësinë që ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të zhvillohen në fundjavë e jo në mesjavë, ide që s’u pëlqen klubeve në Serie A.


    Për shkak të përhapjes së koronavirusit, pothuajse të gjitha kampionatet dhe garat e tjera sportive janë suspenduar kudo në Evropë, në mënyrë që të mos mundë të përhapet virusi edhe më shumë ndërmjet tifozëve të pranishëm nëpër stadiume, transmeton Express.

    Në mesin e garave të suspenduara janë edhe ndeshjet kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që supozohej të zhvilloheshin këtë javë dhe të gjitha ato do të duhet të përfundohen para finales së zhvendosur në qershor.

    Njëra hipotezë për përfundimin e këtij sezoni është që ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të zhvillohen në fundjavë, ndërsa ndeshjet e kampionateve vendore të luhen gjatë javës.

    Gazeta sportive italiane Tuttosport shkruan se kjo ide nuk u pëlqen aspak klubeve të Serisë A, përkundër që Lega Serue A nuk e kundërshtoi mundësinë e kësaj zgjidhjeje në takimin e UEFA-s të martën.

    Zhvillimi i ndeshjeve në mesjavë do të bënte që shumë më pak tifozë të shkonin nëpër ndeshjet e klubeve të Serisë A, që do të thotë se do të kishte shumë më pak përfitime për klubet nga shitja e biletave dhe gjësendeve të tjera në stadium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!