×
  • Sport
  • Sport

    Organet e rendit vizitojnë Departamentin e Sportit, fillojnë hetimet ndaj krerëve të FFK-së

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 17:08

    Nesër nga ora 11:00 do të fillojë Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    Ndërkaq, sot është bërë e ditur se kanë nisur hetimet ndaj krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në evazion fiskal, shmangie të detyrimeve tatimore dhe keqpërdorim të fondeve.

    Sot, Departamenti i Sportit të MKRS-së është vizituar nga zyrtarë nga Prokuroria, Polica e krimeve ekonomike dhe Inteligjenca doganore

    Vizita e tyre është konfirmuar për “Kohën” nga zyrtari i Departamentit të Sportit në MKRS, Fikret Shatri.

    “Kemi pasur një vizitë nga Prokuroria, Policia e krimeve ekonomike, Inteligjenca doganore. Arsyeja e kësaj vizite ka qenë hetimet për donacione të marra të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe organizata të tjera sportive. Ne ua ofruam qasjen në të gjitha dokumentet tona zyrtare. I ofruam bashkëpunim në çdo kohë dhe me 100 për qind transparencë”, ka thënë Shatri.

    Zyrtarët e lartpërmendur kanë qëndruar pikërisht në zyrën e Shatrit.

    Ndërkaq nesër në garë për të parin e FFK-së do të jetë vetëm kryetari aktual i kësaj Federate, Agim Ademi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!