×
  • Sport
  • Sport

    Organizohen ndeshje pingpongu në Kosovë për t’i ndihmuar Shqipërisë

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 11:29

    Rotary Club Prishtina Newborn dhe klubi i pingpongut i Prishtinës kanë organizuar një garë pingpongu sot prej orës 18:00 deri në orën 21:00.


    Të gjitha mjetet e mbledhura do të dhurohen për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

    28 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 650 janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditën Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, raporton Gazeta Express.

    Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa disa grupe e organizata nga Kosova kanë grumbulluar ndihma për t’i dërguar në Shqipëri.

    Në mesin e këtyre është edhe Rotary Club Prishtina Newborn dhe klubi i pingpongut i Prishtinës, që e kanë organizuar një garë pingpongu në Pallatin e Rinisë. Kjo garë, pjesëmarrja në të cilën kushton pesë euro, do të fillojë në orën 18:00.

    “Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB) në bashkëpunim me Klubin e PingPongut të Prishtinës organizojnë me datën 4 Dhjetor një ngjarje sportive”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

    “Ngjarja organizohet në Pallatin e Rinisë, në ora 18:00, dhe pjesëmarrja kushton 5 euro. Mjetet e mbledhura nga kjo ngjarje dedikohen të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Eja bashkohu edhe ti”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!