×
  • Sport
  • Sport

    Orik Devolli pjesë e F4, ambicie për Formula 1

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 11:15

    Orik Devolli, 15-vjeçari nga Kosova, po shkel pedalin drejt një ëndrre që pak të rinj në botë arrijnë: Formula 1.

    Në një trajnim prej pesë ditësh në Feed Racing, një ndër akademitë më prestigjioze të automobilizmit në Francë, Oriku është duke punuar nën vëzhgimin e dy ikonave të garave: Patrick Lemarié dhe Jacques Villeneuve, kampion bote në F1.

    Në pistën legjendare Nevers Magny-Cours, aty ku kanë garuar më të mirët në historinë e Formula 1, Oriku është duke ndërtuar themelin e një karriere që synon majat e garave botërore.

    Përmes këtij trajnimi 5 ditor, ai është përballur edhe me garues të shumtë në disa gara të zhvilluara, por, i njëjti pakrahasimisht në to ka dalë i pari.

    Kësisoj duke vendosur flamurin e Kosovës në rangun e parë me pikë.

    Megjithatë, Devolli pasionin për këtë sport s’e ka nisur këtu, meqenëse njihet për rezultate të shkëlqyeshme edhe në disa gara të organizuara, duke u njohur si garuesi më i shpejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!