×
  • Sport
  • Sport

    Ortiz flet pasi u nokautua nga Wilder, tregon se çfarë i ndodhi pas grushtit fatal

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 7:54

    Luis Ortiz ishte duke zhvilluar meçin në mënyrë fantastike, por një goditje e Deontay Wilder në rundin e shtatë bëri që ai të humbiste me nokaut


    Boksieri kubanez ishtë më kërkues në 6 rundet e para dhe bëri një luftë të mirë përballë amerikanit, por në rundin e shtatë e humbi meçin pas një goditje fatale, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes ai ka thënë se ishte i vetëdijshëm që ky meç do të përfundonte me nokaut.

    “Ky është boksi, unë ju thashë të gjithëve se do të kishte K.O nga ai apo unë, e dija që nuk do të shkonte ky meç deri në raundin e 12-të,” ka thënë Ortiz.

    40 vjeçari gjithashtu ka thënë se gjyqtari i ka numëruar sekondat më shpejt se sa që duhet në kohën kur ai ishte i shtrirë në tokë.

    “Unë e kisha të qartë se çfarë duhet të bëja. Kur gjyqtari numëroi sekondin e shtatë unë isha duke u përpjekur të ngrihesha, por numërimi ishte mbase më i shpejtë nga sa mendoja,” përfundoi Ortiz.

    Luis Ortiz në karrierën e bujshme të tij ka zhvilluar 35 meçe në total, ku ka 31 fitore dhe dy humbje, që të dy këto humbje i ka pësuar nga Deontay Wilder. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!