Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Presidentja e Shtetit, Vjosa Osmani, ka vizituar Kombëtarën e Kosovës në futboll, të cilët po ‘luftojnë’ për kualifikim në Euro 2024.
Osmani ka falënderuar përfaqësuesit e Kosovës në futboll për, siç tha ajo, nderin që po ia bëjnë sakrificës për çlirimin e vendit, njofton FFK, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sot është një ditë e rëndësishme, 12 qershori, dita e lirisë sonë, ku secili prej nesh e kujton atë sakrificë. Por nuk ka krenari më të madhe se sa të shohësh secilin prej jush duke e nderuar atë sakrificë aq shumë dhe duke e nderuar Republikën dhe flamurin tonë”, ka theksuar presidentja Osmani.
Ajo i ka inkurajuar futbollistët për të dhënë më të mirën e tyre në ndeshjet e radhës, teksa ka thënë se me paraqitjet e tyre ata janë shndërruar në ambasadorë të fuqishëm të Republikës.
“Natyrisht presim fitore, por pavarësisht rezultatit jemi me juve, pasi ju jeni krenaria e vendit tonë. E di që shumë prej jush jetoni larg vendit dhe kjo tregon që pavarësisht sa larg jeni një copë Kosove e mbani me vete dhe jeni të interesuar në fuqizimin e shtetit tonë përmes sportit, e që në këtë mënyrë jeni shndërruar në ambasadorë jashtëzakonisht të fuqishëm të Kosovës. Ne bëjmë tifo për ju jo vetëm kur jeni në kombëtare, por edhe në klubet e juaja”, ka shtuar ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.