Pas barazimit 0-0 mes tyre në Prishtinë pak ditë më parë, sot Sllovenia U21 dhe Kosova U21 u ndeshen përsëri dhe barazuan me po të njëjtin rezultat, kësaj radhe në Celje të Sllovenisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe nuk prodhoi shumë raste për shënim, e në pjesën e dytë sllovenët ishin më kërkues, por Kosova U21 u mbajt mirë dhe nuk e lejoi pësimin e golit, me ç‘rast ndeshja u mbyll 0-0.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës U21 nën drejtimin e Albert Bunjakit, ndërkohë që tashmë shpresat e Kosovës shkojnë në 3 ndeshje pa humbje në Grupin G kualifikues, ku kanë 8 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura dhe renditen në vendin e parafundit.
Ndeshjen e ardhshme në Grupin G kualifikues Kosova e zhvillon më 4 qershor si mysafire e Andorrës U21.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.