×
  • Sport
  • Sport

    PA PIKË MËSHIRE: Prishtina e deklason keq Ferizajn në Fadil Vokrri

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 19:56

    Prishtina e ka shkatërruar Ferizajn duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-1 në Fadil Vokrri


    Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku u tregua e pamëshirshme ndaj Ferizajt, duke ia shënuar hiç më pak se 8 gola, shkruan Reporteri.net

    Prishtina fitoi 8-1 me golat e shënuar në këtë takim nga Korenica 8′, 47′, 58′, Januzi 30′, Miftaraj 46′, Krasniqi 63′, John 69′ dhe Uka 76′, ndërkaq për mysfirët realizoi Ibrahimi në minutën e 17-të.

    Pas kësaj fitore Prishtina ngritet në vendin e tretë tani me 44 pikë, dy më pak se Drita që ka 46 dhe që është lidere e Superligës. Në anën tjetër Ferizaj është në pozitën e 10-të me 25 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!