Lëvizja Vetëvendosje ngadalë po “dorëzohet” dhe po e njeh shtetin e Kosovës.
Ndërsa më parë krenoheshin vetëm me të arriturat e Kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe fare nuk ju dëgjohej zëri për Kombëtaren e Kosovës, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht pas suksesit që kjo e fundit ka shënuar ku është gjithnjë e më pranë kualifikimit të EURO 2020, shkruan Reporteri.net.
Pasi Albin Kurti tha ditë më parë që do të jetë prezent në stadium në ndeshjen e radhës që Kosova e luan ndaj Malit të Zi, deputetja e partisë së tij, Fitore Pacolli poashtu është “dorëzuar” dhe ka pranuar që Kosovës t’i thotë Kombëtare.
“Kemi dy ekipe që tani luajnë, kemi dy kombëtare se kemi dy shtete se kemi Kosovën dhe Shqipërinë dhe kështu vazhdojmë tutje”, ka deklaruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.