×
  • Sport
  • Sport

    Pak magji nga 8-shi Kosovës, shikoni pasimin “alla” Ronaldinho të Halimit

    Reporteri
    08 Shtator 2019 | 11:40

    Se dje ishte një ditë e magjishme për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, e dëshmon fakti se secili futbollist ishte në më të mirën e vet, duke dhuruar magji në fushë.


    Fitorja e Kosovës ndaj Çekisë nuk u karakterizua vetëm me dy aksione dhe asgjë më shumë, ajo kishte shumë më shumë se kaq, shkruan Reporteri.net

    Pak magji dje solli edhe Andres Iniesta i Kosovës, Besar Halimi i cili ishte në top formë në çdo aspekt, madje në një moment të lojës na kujtoi të madhin Ronaldinho me një lëvizje të tij.

    Ai bëri disa kombinime të mira me anëtarin e Huddersfield, Florent Hadergjonaj, gjë që shtyri publikun të reagojnë me një WOOOW të madhe.

    Ndryshe, pas kësaj fitoreje, Kosova radhitet e dyta në tabelë me 8 pikë të tubuara, një më pak se Anglia e cila ka 9 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Kujtojmë që pas dy ditëve, Kosova udhëton për në ‘St Marys Stadium’ për t’u përballur me ‘Tre Luanët’ e Anglisë, në një ndeshje që mund të thotë shumë për fatin e ‘Dardanëve’ në këto kualifikime./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!