×
  • Sport
  • Sport

    Pak para ndeshjes me Çekinë, ‘Dardanët’ vijnë me një njoftim të rëndësishëm

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 11:11

    Të shtunën Kosova është nikoqire e Republikës Çeke në ndeshjen e fazës kualifikuese për “Euro-n 2020”.


    Dardanët po përgatitën edhe për këtë ndeshje në përkrahje të Kombëtares.

    Ata kanë një njoftim të rëndësishëm para kësaj sfide.

    Të pamposhtur në 14 ndeshje, luanët dardanë vazhdojnë drejt sfidës së rradhës.

    Me 7 shtator Kosova pret Republikën e Çekisë në Prishtinë, në ndeshjen që mund jetë vendimtare për kualifikimin në Evropian.

    Me gjithë mungesat e shumë lojtarëve tanë, jemi të bindur se shpirti luftarak i ekipit të luanëve- dardanëve është më i fortë se kurrë më parë.

    Si kurrë më parë, ne ‘dardanët’ tifozët e Kosovës do ta përkrahim ekipin tonë nga sekondi i parë deri tek ai i fundit në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri”.

    Si kurrë më parë, ftojmë tifozët e Kosovës nga gjithë bota në përkrahje të djelmoshave tanë në rrugëtimin drejt historisë, drejt ëndrrës, drejt Europianit 2020.

    Sipas traditës, në minutën e 9-të gjithë stadiumi do të duartrokasë për 1 minutë në nder dhe kujtim të legjendës sonë, Fadil Vokrri.

    Sipas traditës, në fund të ndeshjes gjithë stadiumi do të duartrokasë ekipin tonë, pa marrë parasysh rezultatin.

    Të bashkuar e vazhdojmë ëndrrën. Të bashkuar për fitore. Të bashkuar për Kosovën.

    Sqarim: “Dardanët” posedojnë biletat në sektorin VERI-u sikurse në ndeshjet e kaluara dhe bileta kemi vetëm për anëtarët e tifo-grupit “Dardanët”.
    Të gjithë ju që jeni të pajisur me kartela, ju lusim të na kontaktoni në numrat përgjegjës në qytetet të cilët keni bërë aplikimin, dhe nga nesër deri në ditën e premte (06.09.2019) të pajiseni me biletë.
    Për informata rreth udhëtimit dhe vend-takimit të të gjithë Dardanëve, do t’ju njoftojmë në ditët në vijim.

    Prishtinë, Lorik Berisha, 049/970-561
    Mitrovicë, Vedat Kurshumliu, 049/970-562
    Pejë, Nermin Ferizi, 049/970-563
    Prizren, Arianit Rexhaj, 049/970-564
    Ferizaj, Driton Spahiu, 049/970-565
    Gjilan, Avdyrahim Salihu, 049/970-566
    Valon Selimi, 049/970-567
    Skënderaj, Flamur Mustafa, 049/970-568

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!