Në mesin e lojtarëve të shumtë të Kombëtares së Anglisë që shprehen mirënjohje për mirëpritjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte edhe Marcus Rashfordi, i cili pas ndeshjes gjeti kohë t’i duartrokasë tifozët kosovarë.
Mikpritja e mirë e kosovarëve ndaj tifozëve dhe lojtarëve të Anglisë që nga ardhja e tyre në Prishtinë e deri në momentin kur u kthyen u ka bërë shumë përshtypje anglezëve, të cilët të dielën fituan në Prishtinë me rezultat 4:0, shkruan Express.
Tifozët e Kosovës ngritën të gjithë pankarta me flamurin e Anglisë larg gjatë kohës kur po intonohej himni i Anglisë, ndërsa te Dardanët ishte bërë vendosur një pankartë e madhe me sloganin “Welcome&Respect”.
Të gjitha këto përgatitje bënë që sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, t’i duartrokasë edhe tifozët e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” pas ndeshjes, pasi i duartrokiti ata të Anglisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.