×
  • Sport
  • Sport

    Pamje: Policia e Kosovës ndalon ekipin e Crvena Zvezdës të futet në Kosovë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 11:22

    Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet. Forcat policore në Jarinë ua kanë ndaluar hyrjen futbollistëve serbë.


    Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

    FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

    Drejtori i Trepçës, Bojan Jaksic, e konfirmoi për mediumin serb Telegraf.rs se ndeshja e Kupës së Serbisë mes dy klubeve nuk do të zhvillohet.

    I pranishëm në Jarinë ishte edhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!