Edhe Shqipëria, si shumë shtete të botës tashmë ka një stadium modern dhe tani shqiptarët mund të krenohen me këtë.
Është ky stadiumi i sapo ndërtuar që i është vënë emri “Air Albania”.
Janë publikuar pamje nga brenda të stadiumit, dhe ai vërtet duket impozant, dhe nuk i “lëshon” rrugë stadiumeve të klubeve të njohura evropiane, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë që inaugurimi zyrtar i impiantit modern do të bëhet në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë.
Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e “Air Albania” ka qenë më bindëse. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.