×
  • Sport
  • Sport

    Pamje të jashtëzakonshme përbrenda ‘Arenës Kombëtare’ ku Franca pritet t’ia bëjë sefte

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 16:11

    “Arena Kombëtare” është drejt përfundimit dhe pritet të inaugurohet pikërisht në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro2020, në sfidën që Shqipëria do të zhvillojë kundër Francës.


    Në disa pamje të publikuara nga “Top Channel”, duket ambientet e brendshme të stadiumit, ku mund të shihen dhomat e zhveshjes, korridori dhe parkingu për autobusët e të dyja ekipeve. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe të gjithë shpresojnë që të jetë gati, për ndeshjen e kthimit kundër Francës.

    Ishte planifikuar që punimet e stadiumit të përfundonin brenda këtij muaji dhe ndeshja me Islandën të luhej aty, por kjo nuk u arrit dhe tani është shtyrë për muajin nëntor.

    Pas një muaji në Tiranë pritet të mbërrijnë të dërguarit e UEFA-s, për të inspektuar stadiumin e ri dhe do të jenë po këta që do të japin përgjigjen nëse është gati apo jo për ndeshjen kundër “Gjelave”. Për më shumë shikoni videon e ambienteve të brendshme të stadiumit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!