Anthony Joshua ka shpalosur rrëfimin e tij për humbjen shokuese ndaj meksikanit Andy Ruiz që i kushtoi anglezit me humbjen e titujve botërorë.
Boksieri anglez u nokautua 4 herë nga meksikani, e fundit e cila erdhi në raundin e 7-të dhe e detyroi atë ta dorëzonte meçin, shkruan Reporteri.net
Tani, ashtu siç është publikuar në një video në Youtube, 29-vjeçari ka thënë se do të rikthehet për t’u bërë dy herë kampion i botës.
Joshua shpejgon çka ndodhi në ring:
“Raundi i parë, mendoj se nuk kisha asnjë pikë djerse në trup. Raundi i dytë, nuk mendoj se kisha ndonjë pikë djerse në trup.
“Raundi i tretë, nuk mendova se ishte koha e duhur ta lëndoja atë, dëshiroja ta zvarrisja edhe disa raunde të tjera. Një-dy, aperkat (uppercut), buum, mendova ‘perfekt’. Tani është shansi im të gjuaj edhe një goditje, një tjetër goditje të saktë dhe ndeshja do të përfundonte.
“Tani unë do të shkoja për gjuajtjen e dytë. Një-dy goditje. Provova kombinimin e njëjtë përsëri. Ai rrotullohet, buuum, në mjekër. Pastaj, buum në anën e pasme të kokës.
“Mendova… ‘Oh jo, çfarë po ndodh këtu’. Nuk mund të mbaja mend se çfarë po ndodhte gjatë asaj kohe.
“Ruizi bëri mirë. Ai më goditi me një goditje të fortë ndërsa unë nuk mund të rikuperohesha më.
“Këmbët e mija dhe gjithçka, është një ndjenjë e çuditshme. Mbaj mend të shkoja në qoshe dhe nuk më kujtohet se çfarë po thosha”, ka shpjeguar Joshua.
Ish-kampioni anglez tutje shpjegon se si rrodhën raundet tjera dhe për momentin kur gjyqtari e pa se ai nuk ishte i aftë ta vazhdonte ndeshjen.
“Unë pashë vetën time të ecja tek qoshet, gjyqtari kapi shorcet e mia dhe më shtyu prapa, ai e pa që nuk po mundja të vazhdoja më dhe e ndaloi meçin.
PASOJAT
Në videon e publikuar më pas në zhveshtore, shihet menaxheri i operacioneve të Joshuas, i cili shihet që nuk mund t’i mbante lotët.
Video më pas shkon te Joshua, i cili shihet duke shikuar në dysheme.’Nuk do të mund të fle’, thotë Joshua. Nëna e tij e pyet ‘pse?’. Joshua i përgjigjet: ‘Ëshë një luftë apo jo? Adrenalina ëshë në maksimum”.
Kampioni Olimpik veçse ka arritur marrëveshje për rimeç me meksikanin, por data nuk është caktuar ende./Reporteri.net/