Pritja mori fund dhe kërshëria është shuar.
Shqipëria ka ndërtuar dhe tashmë po inaguron stadiumin më të mirë që ka pasur në gjithë historinë e saj, ndërsa mediat e huaja po e krahasojnë edhe si “Wembley i Ballkanit”.
Bëhet fjalë pikërisht për “Air Albania” që i ka hapur dyert për tifozët.
Pak minuta para ndeshjes me Francën, ka ardhur edhe inagurimi i stadiumit me pamjet që mund t’i shihni direkt më poshtë dhe të xhiruara nga “Sport Ekspres”.
I ftuar special në këtë ditë të veçantë të shqiptarëve, krahas Armand Dukës, është presidenti i UEFA-s, Ceferin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.