×
  • Sport
  • Sport

    Panucci: Të pranoja drejtimin e Shqipërisë ishte vetëvrasje

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 11:56

    Kristian Panuçi nuk arriti të linte gjurmë te Kombëtarja shqiptare, teksa dështoi për të vazhduar ecurinë pozitive të De Biazit.


    Ish-trajneri i Kombëtares, u largua pas humbjes me Turqinë në kualifikueset e Europianit 2020.

    Ai është rikthyer të flasë për këtë aventurë në krye të përfaqësueses kuqezi, për “Ilposticio.it”.

    “Kur mbërrita në Shqipëri dhe mora drejtimin, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam në vendin e tretë. Shqipëria është një vend i komplikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një pankinë të vështirë në Europë, ajo ishte e Shqipërisë.

    “Vinte nga një Europian që luajti për herë të parë dhe të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetvrasje, sepse ishte vështirë të arrija ta kualifikoja sërish. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike, kisha një marrëdhenie shumë të mirë me djemtë. Presidenti i FSHF-së, ka bërë deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha aty ai nuk ndërhynte në asgjë. Më la të punoja”, shprehet Panuçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!