Paolo Maldini ka fituar çmimin ‘Menaxheri i vitit’ pas një sezoni fantastik me Milanin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Milani përveç që ishte në krizë rezultatesh, ata ishin edhe në krizë të parave, stiuatë kjo e cila u përmirësua falë punës së mirë të Maldinit, i cili punoi jashtëzakonisht shumë për të përmirësuar situatën në klub.
Çmimi ‘Manlio Scopigno’ të cilin e mori 54 vjeçari u bë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga komuniteti.
“Pas arritjes së historisë në fushë me Milanin dhe Italinë, ai po e zbulon veten se është gjithashtu një drejtor i madh”.
“Si drejtor teknik i kuqezinjve, ai ka qenë në gjendje të kombinojë rezultate të shkëlqyera sportive me një vizion të zgjuar dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik.”
“Ai ka qenë një figurë themelore për të rigjallëruar Milanin dhe për të shkruar një kapitull të ri në një histori të pafund”, thuhet brenda kësaj komunikate.
Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vitesh dhe është duke kaluar në formë të mirë.
Aktualisht gjenden në pozitën e dytë në tabelë në Serie A me 35 pikë, një më pak larg kreut të tabelës që i takon Napolit./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.