×
  • Sport
  • Sport

    Papiss Cisse “diss” të jashtëzakonshëm për Vedat Muriqin

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 11:12

    Sulmuesi senegalez, Papiss Cisse, ishte lojtari më i mirë në fitoren e Alanyasporit 3:1 kundër Fenerbahçes, duke shënuar dy gola.


    Ndërkohë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ndonëse ishte futbollisti më i përfolur në Turqi pas interesimit të Tottenhamit e Manchester Unitedit, nuk la ndonjë gjurmë në këtë ndeshje.

    Spekulimet për vlerën e Muriqit duket se e kanë zgjuar vëmendjen e senegalezit Cisse, transmeton Indeksonline.

    Në profilin e tij në Instagram, ish- sulmuesi i Newcastle Unitedit ka shpërndarë postimin e një mikut të tij ku shkruhet.

    “Vedati kushton 30-40 milionë, ndërsa ky njeri kushton 100 milionë. Urime Alanyaspor për fitoren. Ekipi më i mirë në Turqi”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!