×
  • Sport
  • Sport

    Paqe në Fadil Vokrri: Prishtina dhe Drita ndajnë pikët në derbin e javës

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 19:55

    Prishtina ka barazuar 1-1 me Dritën në derbin e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës


    Ndeshja ishte shumë interesante dhe kishte rëndësi të madhe në garën për titull, shkruan Reporteri.net

    Prishtina kaloi e para në epërsi në minutën e gjashtë me anë të Endrit Krasniqit që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Armend Thaqit.

    Drita në pjesën e dytë u rikthye fuqishëm duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, të cilin e gjeti 10 minuta para se të përfundonte ndeshja.

    Astrit Fazliu i pamarkuar në zonë nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetën e zbrazët.

    Ky barazim më shumë i ka konvenuar Dritës që vazhdon të jetë lidere e Superligës, tani me 65 pikë, derisa Prishtina zë pozitën e katërt me 58 pikë. /Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!