×
  • Sport
  • Sport

    Para derbit me Liverpoolin – tifozët e Manchester United futen në stadium me protesta të ashpra

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 16:22

    Ka mbetur më pak se një orë deri te fillimi i sfidës në mes të Manchester United dhe Liverpoolit në kuadër të Ligës Premier.


    Djajtë e Kuq janë nikoqir të The Reds në ndeshjen që fillon në ora 17:30, derisa ka pamje befasuese nga shtëpia e vendasve.

    Tifozët e Unitedit janë futur në stadium, duke protestuar në shenjë pakënaqësie kundër pronarëve të klubit.

     

    Kjo protestë vije si shenjë e tentimit të krijimit të Superligës Evropiane, me gjashtë skuadra që ishin pjesëmarrëse, nga 12 sosh.

    Tifozët po kërkojnë largimin e Familjes Glazers nga klubi, pasi nuk janë më të dashur aty dhe kërkojnë që sa më parë ta shesin atë.

    Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtare, mirëpo raportohet se nga Arabia Saudite janë të interesuar ta blejnë klubin anglez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!