Vdekja e Pele ka tronditur botën e futbollit. Legjenda braziliane u shua mbrëmë teksa ishte i shtruar në spital prej disa javësh.
Arritja e tij më e madhe ishte fitimi i tre Botërorëve me Brazilin dhe shënimi i mbi 1 mijë golave në karrierë.
Të shumtë janë reagimet për vdekjen e tij por i veçantë është ai i pasuesit të numrit 10, Neymar.
“Përpara Pele, 10-a ishte thjeshtë një numër. E kam lexuar diku këtë frazë në një pikë të jetës sime. Por, kjo fjali e bukur është e papërfunduar. Do të thoja se përpara Pele, futbolli ishte thjeshtë një sport. Pele ndryshoi çdo gjë.
Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. I dha zë të varfërve, të zinjve dhe mbi të gjitha: Bëri Brazilin të ishte i dukshëm. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur po magjia e tij qendron akoma. Pele është përgjithmonë!!”-shkruan Neymar në rrjete sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.