Italia ka mundur Turqinë në ndeshjen e parë të “Euro 2020”. Siç është bërë traditë së fundmi, asnjë garë e madhe e futbollit nuk kalon pa një kafshë që parashikon fituesit. Këtë herë macja Achille do të jetë ajo që do t’i parashikojë fituesit e takimeve në Euro 2020.
Ajo zgjodhi Italinë për fitore sonte ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
Dy pjata me ushqime për macet u vendosën para saj dhe ajo zgjodhi pjatën që kishte flamurin e Italisë në të.
Macja Achille filloi karrierën në parashikimin e rezultateve në vitin 2017 në garën e Kupës së Konfederatave. Punonjësit e Muzeut e zgjodhën atë përpara çdo pretendenti tjetër për aftësinë e saj për të analizuar gjërat dhe sjelljen e pazakontë. Macja parashikoi saktë rezultatet e tre në katër lojërat e kupave, të cilat u mbajtën në Shën Petersburg, duke përfshirë edhe atë të hapjes dhe atë të fundit.
Italia dhe Turqia kanë luajtur dhjetë ndeshje mes vete. Turqia ka humbur ose barazuar të gjitha duke mos arritur asnjë fitore. Italianët fituan shtatë herë, ndërsa kishte tre barazime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.